• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

by A. Q
17/11/2026 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremoni nderimi dhe homazhe janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për efektivin Ermal Lulaj, shefin e Krimeve në Vlorë, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës.

Automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte efektivi, u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, Lulaj humbi jetën.

Homazhet në nderim të tij u zhvilluan nga ora 11:00 deri në 12:00, ku të pranishëm ishin familjarë, të afërm, kolegë dhe drejtues të policive. Në ceremoni mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në një prononcim për mediat, Hita e cilësoi humbjen e efektivit si një ditë të dhimbshme për familjen, kolegët dhe gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

“Është një ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen e Ermalit, për të gjithë kolegët, miqtë dhe ata që e kanë njohur. Unë Ermalin e kam njohur që prej fillimeve të karrierës së tij, pasi kemi punuar këtu në Fier. Ndjej keqardhje të madhe për mënyrën se si iku kaq shpejt nga jeta.

Na u largua babai i tre fëmijëve, biri i një familjeje shumë të mirë, na u largua kolegu dhe vëllai”, u shpreh Hita.

Ai garantoi se familja e efektivit të ndjerë, veçanërisht tre fëmijët e tij, do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Policisë së Shtetit.

“Fëmijët e tij do të kenë mbështetjen tonë, do të jenë mes nesh për çdo nevojë apo kujdesje. Familjen e madhe të Policisë së Shtetit do ta kenë pranë”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm.

Ermal Lulaj kishte një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte mbajtur disa detyra drejtuese në qarqe të ndryshme. Ai kishte shërbyer edhe si shef i Antidrogës, ndërsa së fundmi mbante detyrën e shefit të Krimeve në Vlorë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

November 17, 2026
Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

November 17, 2026
VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

November 17, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

November 17, 2026
Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

November 17, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Zina dhe një video me 1000 orë mëkat

November 17, 2026
Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas!

Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas!

November 17, 2026
Liga e Kombeve/ Gola dhe asist, shqiptari Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë!

Liga e Kombeve/ Gola dhe asist, shqiptari Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë!

November 17, 2026
Dosja/ Mashtrimet me fabrikën e miellit në Vlorë, ja pse Prokuroria i sekuestroi 7,5 milionë euro pasuri!

Dosja/ Mashtrimet me fabrikën e miellit në Vlorë, ja pse Prokuroria i sekuestroi 7,5 milionë euro pasuri!

November 17, 2026
“Me një dorë jep pak, me tjetrën merr më shumë!”- PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por po i rrit!

“Me një dorë jep pak, me tjetrën merr më shumë!”- PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por po i rrit!

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In