TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkoi që seanca gjyqësore ndaj tij të shtyhej për të qenë vetë i pranishëm në gjyq, por kërkesa iu rrëzua nga GJKKO. Në një letër drejtuar Gjykatës së Posaçme, kryebashkiaku tha se problemi shëndetësor me këmbën e pengonte të udhëtonte nga Fieri dhe se prej 10 ditësh kërkonte dokumentacionin mjekësor, pasi i ishte rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore, për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, shkruante mes të tjerash Veliaj në letrën drejtuar Gjykatës.
Avokati Plarent Ndreca i kërkoi gjykatës të ndërhynte që Veliajt t’i viheshin në dispozicion kartela mjekësore dhe grafitë, për t’i konsultuar me një mjek.
“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon informacion mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”, tha mes të tjerash gjatë seancës Ndreca.
Dy prokurorët kundërshtuan shtyrjen. Altin Dumani tha se SPAK nuk kishte një relacion nga mjeku i burgut, ndërsa Ols Dado argumentoi se, sipas informacionit të Spitalit Memorial të Fierit, gjendja e Veliajt nuk e pengonte të vinte në gjyq.
“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, tha Dumani.
“Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha Dado.
Ddao solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut për të qenë pjesë e Asamblesë së PS që u mbajt të shtunën.
“Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha Dado.
Ndreca u përgjigj se kërkesa parashikonte edhe pjesëmarrjen me videokonferencë. Pas seancës, avokati tha se vlerësimi i gjendjes shëndetësore i takon mjekut dhe jo prokurorit.
"Veliaj, siç e konstatuat edhe vetë në sallën e gjyqit, ka parashtruar para gjykatës se, për shkak të gjendjes shëndetësore, e ka të pamundur të jetë i pranishëm. Siç thotë ai, para 10 ditësh është konstatuar se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Por, në komunikimin që kemi pasur me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ende nuk kemi arritur të marrim grafinë dhe rezonancën magnetike që është bërë në Spitalin Memorial të Fierit, që t’i konsultojmë me mjekët specialistë këtu në Tiranë, në Spitalin e Traumës apo diku tjetër.
Kemi bërë një kërkesë të fundit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke sugjeruar një spital ku mund të bëhet rezonanca magnetike dhe të kryhet konsultimi për të marrë një vendim për ndërhyrjen. Por ende nuk ka një vendim për ndërhyrjen në këmbën e zotit Veliaj. Këtë situatë parashtroi zoti Veliaj si arsye për pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm.
Se sa emergjente apo e rëndë është gjendja e zotit Veliaj, e përcaktojnë vetëm mjekët. Mjeku turk i Spitalit Memorial ka thënë shumë qartë se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë, ndërhyrja ende nuk është bërë, sepse duam të konsultohemi me mjekët specialistë të Traumës për të marrë një vendim përfundimtar nëse zoti Veliaj duhet ta bëjë ndërhyrjen, ku dhe si. Kjo është e gjithë saga e shkresave dhe e e-maileve tona me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të përcaktuar përfundimisht se ku do të kryhet ndërhyrja kirurgjikale", tha Ndreca.
Pas tërheqjes për vendim, trupi gjykues vlerësoi se mbrojtja nuk e kishte provuar pamundësinë e Veliajt për të ardhur. Seanca vijoi me parashtrimet e avokatëve të të pandehurve të tjerë, ndërsa mbrojtja e kryebashkiakut nuk i paraqiti sot kërkesat për pavlefshmëri provash. Avokati Plarent Ndreca tha se do të konsultohet me Veliajn dhe do t’i paraqesë ato në seancën e radhës, më 24 nëntor.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Nga GJKKO, ku u paraqit për gjyqin e Erion Veliajt, Plarent Ndreca iu përgjigj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, i cili i akuzoi të dy Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se Veliaj është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.
Ndreca tha se nuk ka diskutuar me Veliajn për zhvillimet në Asamblenë e PS, sepse ende nuk janë takuar. Sipas tij, nëse Rama është i shqetësuar, duke të kishte nisur hetimet për ministrin e tij Toni Gogu, për të cilin Veliaj pretendon se e kërcënoi në emër të kryeministrit.
“Zoti Veliaj i ka bërë publike pretendimet e tij. Kryeministri i Shqipërisë ka detyrimin të bëjë hetime mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur anë pa bërë asnjë hetim. Institucionet kushtetuese kanë detyrimin të verifikojnë se si është hyrë, si është zhvilluar takimi, çfarë është thënë dhe ku është thënë.
Ne kemi thënë të vërtetën tonë. Kërkesës sonë për komision hetimor ende nuk i janë përgjigjur. E kemi bërë atë kërkesë sepse ka nevojë të verifikohet dokumenti sekret dhe ajo që pretendohet se është informacion sekret. Ka nevojë për ballafaqim dhe deklarim publik. Zoti Veliaj ka marrë përsipër të bëjë deklarimet e tij nën betim. Kërkesat tona po injorohen dhe nuk po veprohet për të hetuar pikërisht atë që kemi kërkuar publikisht.”
Ne i kemi të dhënat, por duhet t’i mbledhë prokuroria. Prokuroria duhet t’i mbledhë vetë, sepse i ka aty. Ne e kemi bërë kallëzimin penal, kështu që prokuroria le të verifikojë.”
Nuk kam mundur ta kontaktoj. Siç e thashë edhe në gjykatë, nuk e kam takuar që nga e premtja, në mos gaboj, ndaj nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Nga Asambleja po dalin 10 versione. Mbledhja ishte e mbyllur dhe nuk dihet cili është versioni i saktë. Po të marrim si të mirëqenë versionin që thoni ju, unë nuk kam thënë në asnjë moment se kam qenë i pranishëm. Unë kam përcjellë atë që më ka thënë klienti im.
Nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën, duhet të kishte nisur hetimet për ministrin e tij. Hetimet mund të sjellin të dhëna që vërtetojnë se çfarë ka ndodhur. Përgjegjësia për mungesën e hetimit dhe për heshtjen nuk bie mbi zotin Veliaj. Ai është në paraburgim dhe nuk mund t’i kërkohet të mbledhë prova. Provat i kanë institucionet. Ato duhet të bëjnë veprimet e tyre, të hetojnë e të nxjerrin të vërtetën, pa goditur avokatin e zotit Veliaj”, tha Ndreca.

Pasi Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të tij në GJKKO, për shkak të pamundësisë shëndetësore për të marrë pjesë në sallën e gjyqit, trupi gjykues deklaroi se pretendimi i kryebashkiakut për pamundësi që të vijë në seancë nuk provohet nga mbrojtja e tij.
Prokurori Ols Dado ndër të tjera pranoi problemet me gjendjen shëndetësore të Veliajt, por sipas tij, nuk është në gjendjen që t’i pamundësohet ardhja në gjyq.
Ai solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut ndaj SPAK që ta lejonte të merrte pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Informacioni i sjell nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk, paraqet situatën e Veliajt, që nuk ka gjendje emergjente. Avokati sjell informacione të njëanshme. DPB ka zbatuar korrekt procedurat dhe ndjekur strikt rregulloren. Di që ka patur komunikim mes mbrojtjes dhe burgjeve. Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha mes të tjerash Ols Dado gjatë seancës.
Ndërkohë avokati Plarent Ndreca iu përgjigj duke i thënë se kërkesa për t’ju bashkuar Asamblesë së PS ka qenë me alternative, ose pjesmarrje fizike, ose lidhje me videokonferencë.










Komente
Komento