Peja pezullon basketbollistin amerikan Daquan Bracey

KB Peja ka vendosur të pezullojë Daquan Bracey, basketbollistin amerikan që e kishte rikthyer në skuadër një muaj më parë.

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll bëri të ditur të mërkurën se masa ndaj lojtarit lidhet me sjellje të papranueshme.

Të lidhura

None found

Nuk është specifikuar sa ndeshje do të mungojë Bracey. Sipas njoftimit të klubit, pezullimi erdhi pas sjelljeve të papranueshme dhe joprofesionale ndaj klubit, bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve.

Peja tha gjithashtu se deklaratat dhe postimet fyese të basketbollistit në rrjetet sociale, drejtuar tifozëve të klubit, kanë dëmtuar imazhin e tij.

“KB Peja nuk toleron sjellje që cenojnë profesionalizmin, respektin dhe vlerat e klubit”, thuhet në njoftim.

Deri tani, Bracey ka zhvilluar katër ndeshje për Pejën në Superligë, me mesatare prej 10 pikësh, 2 kërcimesh dhe 6 asistimesh për ndeshje.


Shtuar më 17.11.2026 12:56

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet