Autoritetet greke të rendit janë vënë në gjendje alarmi pas zbulimit të një zarfi të dyshimtë me pluhur të bardhë brenda ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Athinë. Menjëherë pas konstatimit të substancës gjatë kontrollit rutinë, kati i poshtëm i godinës u evakuua si masë paraprake sigurie.