• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

by A. Q
17/11/2026 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin dhe paketën fiskale në kundërshtim me ligjin dhe pa konsultim publik.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se ky buxhet është produkt i një “narkoshteti”, që cenon sigurinë juridike të qytetarëve dhe të bizneseve.

Sipas tij ky buxhet nuk u konsultua me grupet e interesit, si Dhoma Amerikane dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë, si edhe shoqatat e biznesit, të cilat sipas tij kanë kundërshtuar paketën fiskale.

Ai bëri thirrje mbështetjeje edhe për protestën në Ditën e Pavarësisë, më 28 Nëntor, duke apeluar edhe ndaj bizneseve të prekura nga buxheti i ri, që t’i bashkoheshin sheshit për rrëzimin e qeverisë.

“Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti. Si buxheti i hartuar nga një organizatë kriminale në të cilën shtylla kryesore e të ardhurave bazohet në një paketë fiskale, paketë fiskale që shkel të gjitha ligjet bazë të këtij vendi, Kushtetutën e Shqipërisë dhe sigurinë juridike që ajo garanton për qytetarët shqiptarë, për bizneset dhe për çdo gjë tjetër në këtë vend. Ky buxhet, në kundërshtim me përcaktimet e qarta ligjore, ka shkelur çdo lloj afati të parashikuar për konsultime publike. Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Me implikacione të mëdha në të gjitha kontratat ekzistuese sot në këtë vend. Në të gjitha plan bizneset, parashikimet. Pra, paketë që de facto përmbys situatën edhe aktualisht shumë të disfavorshme. Me shumë të drejtë dhomat e tregtisë, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane dhe të gjithë shoqatat përfaqësuese të interesave të bizneseve kanë protestuar, kanë hedhur poshtë këtë paketë, në të cilën Padrinoja i vë para faktit të kryer. Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Detyrim ligjor. Pra injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

November 17, 2026
Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit pas mbarimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve?

Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit pas mbarimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve?

November 17, 2026
Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

November 17, 2026
Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

November 17, 2026
VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

November 17, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

November 17, 2026
Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

November 17, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Zina dhe një video me 1000 orë mëkat

November 17, 2026
Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas!

Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas!

November 17, 2026
Liga e Kombeve/ Gola dhe asist, shqiptari Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë!

Liga e Kombeve/ Gola dhe asist, shqiptari Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë!

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In