Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë

17 Nëntor 2026 | 13:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist për përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se një marrëveshje mund të jetë shumë pranë.

“ Mendoj se jemi shumë afër përfundimit”, u shpreh Trump të martën para gazetarëve në Manila të Filipineve, pak para nisjes së takimit të udhëheqësve të grupit Quad.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se konflikti po shkakton humbje të mëdha njerëzore, duke përmendur shifra që, sipas tij, arrijnë në dhjetëra mijëra viktima në muaj. Trump foli për rreth 25 mijë viktima mujore, ndërsa për muajin e kaluar përmendi shifrën 32 mijë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ndarjen e tyre.

Ai bëri të ditur gjithashtu se çështja e luftës Rusi-Ukrainë pritet të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme diplomatike.

I pyetur për mundësinë e një takimi të veçantë me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, duke deklaruar se do të ishte i gatshëm të takohej me të nëse do të krijoheshin kushtet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ariana Grande shpërthen në lot pas katër nominimeve të saj në Grammy 2027: Jam e shokuar

Ariana Grande u prek nga katër nominimet që mori në Çmimet Grammy të vitit 2027 duke e deklaruar veten ” të mbingarkuar “. Menjëherë pas...
13:15 | 17/11/2026

Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali

Një përballje e pazakontë muzikore është zhvilluar në qytetin e Pratos, në rajonin e Toskanës në Itali, ku pianisti robot TeoTronico, i pajisur me 53...
09:55 | 17/11/2026

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online

Platformat kryesore të mediave sociale po dështojnë të largojnë përmbajtjet mashtruese, edhe pasi ato raportohen nga përdoruesit. Këtë e konstaton një organ i pavarur evropian...
09:50 | 17/11/2026