Bashkimi Europian vijon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, duke përfaqësuar 52,1% të shkëmbimeve tregtare për muajin tetorit 2026.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se vendet e BE-së mbajnë peshën kryesore në tregtinë shqiptare, veçanërisht në eksporte, ku përqendrohet 71,2% e mallrave të shitura në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkohë, importet nga vendet e Bashkimit Europian përbëjnë 45,2% të totalit të mallrave të blera nga Shqipëria gjatë këtij muaji.
Sa i përket ecurisë sipas vendeve partnere, në tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e eksporteve u regjistrua kryesisht drejt Gjermanisë, me 2,9%, dhe Italisë, me 0,6%.
Në të kundërt, rënia më e madhe e eksporteve u shënua në tregtinë me Kosovën, me 6,9%, dhe Greqinë, me 6,1%.
Në krahun e importeve, Kina dhe Greqia shënuan rritjen më të lartë, përkatësisht me 36,6% dhe 19,6%, duke reflektuar shtimin e blerjeve të mallrave nga këto tregje.
Ndërsa importet nga Gjermania ranë me 15,6% dhe ato nga Italia me 14,8%, krahasuar me tetorin e vitit 2025.
Të dhënat evidentojnë peshën e rëndësishme të tregjeve europiane në shkëmbimet tregtare të vendit, ndërsa ndryshimet në ecurinë e eksporteve dhe importeve dëshmojnë edhe për lëvizjet e flukseve tregtare me partnerët kryesorë ndërkombëtarë që janë në dinamikë zhvillimi.

