Reforma Zgjedhore, PD prezanton propozimet: Lista 100% të hapura dhe rikthimi i koalicioneve
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është mbledhur të martën, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes, bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, prezantoi propozimet e PD-së për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke vënë theksin te listat 100% të hapura, rikthimi i koalicioneve dhe ndarja e shtetit nga partitë politike.
Bylykbashi bëri të ditur se opozita ka punuar intensivisht gjatë dy muajve të fundit për hartimin e një pakete të plotë amendamentesh, që synon të përcaktojë kufizimet për institucionet shtetërore gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, si dhe përgjegjësitë dhe sanksionet për rastet e shkeljeve.
Një ndër kërkesat kryesore të Partisë Demokratike është kalimi në sistemin proporcional kombëtar me lista 100% të hapura për zgjedhjet parlamentare. Sipas propozimit të opozitës, pragu zgjedhor duhet të jetë i tillë që të mos pengojë partitë politike të marrin pjesë në garën elektorale.
PD kërkon gjithashtu hapjen e listave për zgjedhjet e këshillave bashkiakë, duke synuar rritjen e rolit të votuesve në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.
Një tjetër pikë e rëndësishme e paketës së propozuar është rikthimi i koalicioneve zgjedhore, për t’u dhënë partive politike mundësinë të bashkëpunojnë lirisht dhe të garojnë së bashku në zgjedhje.
Përmes këtyre propozimeve, opozita synon ndryshimin e kuadrit zgjedhor, me fokus te konkurrenca e lirë politike, përfaqësimi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe garantimi i ndarjes së shtetit nga partitë politike.
Bashkia e Tiranës përkujton 82-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit
Buxheti 2027 në Parlament, Bardhi: PD do votojë kundër, mban në këmbë modelin ekonomik të korrupsionit
Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare
- 13:17 Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë
- 13:15 Ariana Grande shpërthen në lot pas katër nominimeve të saj në Grammy 2027: Jam e shokuar
- 13:06 Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset
- 13:02 Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për dënimin e Thaçit?
- 12:57 Bashkia e Tiranës përkujton 82-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit
- 12:33 Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij