Videot erotike, reagon Majko: Kam folur për kontaktet me krimin e organizuar që duhet të largohen nga politika

17 Nëntor 2026 | 13:30

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e tij në Asamblenë e PS.

Përmes një statusi në faqen e vet mnë Facebook Majko mohon të ketë folur për video erotike, por për “kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar”.

Reagimi i plotë Majkos

NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar! në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika! në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga spak! asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”! i vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte muhamed veliu! fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!”

ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimn e organizuar!!! ndjesë për zhgënjimin!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Zgjedhore, PD prezanton propozimet: Lista 100% të hapura dhe rikthimi i koalicioneve

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është mbledhur të martën, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes, bashkëkryetari i...
13:24 | 17/11/2026

Bashkia e Tiranës përkujton 82-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit

Bashkia e Tiranës organizoi sot ceremoninë përkujtimore me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Kryeqytetit, duke nderuar kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën...
12:57 | 17/11/2026

Buxheti 2027 në Parlament, Bardhi: PD do votojë kundër, mban në këmbë modelin ekonomik të korrupsionit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit të vitit 2027, i cili pritet të shqyrtohet...
11:28 | 17/11/2026