Kryedemokrati, Sali Berisha, e ka cilësuar buxhetin e vitit të ardhshëm si më antipopullorin dhe më antiqytetarin e 36 viteve të fundit, duke deklaruar se PD do ta kundërshtojë atë në mënyrë kategorike.
Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së në selinë blu, Berisha akuzoi qeverinë se përmes paketës fiskale po godet biznesin e vogël, profesionet e lira dhe shtresën e mesme, ndërsa favorizon klientelën qeveritare.
Ai e cilësoi buxhetin si të paligjshëm dhe antikushtetues, pasi, sipas tij, shkel sigurinë juridike dhe cenon kontratat, marrëveshjet dhe planet e bizneseve.
Berisha: Pra, është një paketë e cila në fakt i jep një goditje shumë të rëndë biznesit.
I jep një goditje të rëndë biznesit të vogël.
I jep një goditje të rëndë profesioneve të lira. Shtresës së mesme apo klasës së mesme që është plazma e një shoqërie dhe të gjitha shkojnë në favor të klientelës së tij.
Po do ti të ulësh naftën, mor zotëri si ka mundësi që nafta në Shqipëri me katër porte shitet 40 përqind më shtrenjtë se sa në Kosovë dhe Maqedoni?
Shitet se ke taksën.
Barazo taksën me këto vende dhe vendos rregullin, asnjë litër naftë nuk mund të shitet më shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni.
Dhe ky këtu fiton edhe transportin se ata detyrohen ta transportojnë nga porti i Durrësit apo ai i Selanikut, naftën që shesin.
Kurse ti e merr nga portet e tua.
Pra, tani thotë po e heq unë këtë, në pompë do të shitet po aq, por njerëzit nuk do përdorin dot makinat. Taksat, tre-katër herë më të larta se në Kosovë.
Pra, kemi të bëjmë me një buxhet do të thosha ky është buxheti më antipopullor, më antiqytetar i 36 viteve.
Shqipëria nuk ka paraqitur kurrë një buxhet të tillë.
Një buxhet që shkel parimet kushtetuese të vendit, shkel ligjet bazë të biznesit, të tregtisë.
Shkel qindra mijëra kontrata ekzistuese, marrëveshje, parashikime, plane, projekte.
Unë përgëzoj të gjithë deputetët të cilët në mënyrë intensive e kanë kundërshtuar këtë buxhet, këtë paketë fiskale dhe sigurisht që qëndrimi ynë do i jetë i prerë, kategorik kundër tij, duke e konsideruar këtë si buxhetin më të paligjshëm, se është i paligjshëm, është antikushtetues.
Nuk mundet ti t’u dalësh në shteg, në pritë bizneseve se ka parashikim, ka siguri, veprimtarinë e tij e ka bazuar në atë që thotë Kushtetuta, në sigurinë juridike.
Dhe ti i del papritmas dhe i thua, do e kesh 15 përqind dividentin, do e kesh 21 përqind TVSH-në, do të futesh në TVSH, etj, etj me radhë.
© SYRI.net