Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të E. L. dhe A. D., të ndaluar pasi hodhën vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama, gjatë kalimit të eskortës së tij në Manëz.
Në seancën e zhvilluar këtë të martë, gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy personave nën hetim.
Gjykata nuk caktoi asnjë masë sigurimi ndaj tyre.













