Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nuk paraqitet si emergjente dhe për këtë arsye nuk ka një situatë që të justifikojë shtyrjen e seancës në GJKKO.
Më herët, Veliaj kërkoi që të shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me pretendimin se nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të gjendjes së këmbës.
Të lidhura
None found
Prokurori deklaroi në gjykatë se Veliaj, ka kërkuar për të marrë leje për të marrë pjesë fizikisht në aktivitete të tjera, duke iu referuar Asamblesë Kombëtare të PS-së, pa u penguar nga gjendja e këmbës.
“Në dijeni të SPAK, i pandehuri nuk ka pasur gjendje emergjente shëndetësore. Thuhet që ka nevojë për ndërhyrje. Në dijeninë time, e di që ka pasur komunikime me email nga mbrojtja e Veliajt. Drejtoria e Burgjeve ka arsyet e saj dhe po e ndjek në mënyrë strikte rregulloren. Gjendja nuk është emergjente”, u shpreh Dado.
Në përfundim, GJKKO vendosi që seanca gjyqësore të vijojë pa praninë fizike të Erion Veliajt.








