Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit
Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, Bali Hoxha është shpallur i pafajshëm.
Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.
Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.
28-vjeçari, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk në Angli, akuzohehej për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje derisa i njëjti po ndihmonte në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase.
Hoxha i ka mohuar akuzuat, ndërsa thuhet se sulmi i dyshuar ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis Rrugës Prince of Wales dhe Parkut Tregtar Riverside rreth orës 23:30 më 17 shtator
Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për dënimin e Thaçit?
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Haziri paralajmëron protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së
- 13:46 Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj firmave që ndërtojnë vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor
- 13:30 Videot erotike, reagon Majko: Kam folur për kontaktet me krimin e organizuar që duhet të largohen nga politika
- 13:24 Reforma Zgjedhore, PD prezanton propozimet: Lista 100% të hapura dhe rikthimi i koalicioneve
- 13:17 Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë
- 13:15 Ariana Grande shpërthen në lot pas katër nominimeve të saj në Grammy 2027: Jam e shokuar
- 13:06 Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset