Një avion luftarak serb është përplasur në një fushë afër Beogradit, duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Personeli ushtarak, policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes rreth orës 08:00 të mëngjesit të së martës. Tym dhe flakë ngriheshin nga mbetjet e avionit të rrëzuar ndërsa përreth shiheshin pjesëtarët e ekipeve të emergjencave. Avioni i tipit MiG-29 u përplas në një fushë mes qyteteve Nova Pazova dhe Stara Pazova, në veri të kryeqytetit serb. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin shtëllunga tymi të dendur e të zi që dilin nga mbetjet në flakë.