E bujshme, Shqipëria mes përfitueseve të para të “play-off”-it për EURO 2028 Kontrata e nënshkruar nga Joao Felix me Al Nassr në verën e vitit 2025 ka brenda saj një klauzolë pëe zgjatjen automatik për dy vjet deri në 2029 që mund çojë koston totale të operacionit në 50 milioë euro pas një pagese shtesë prej 20 milionë eurosh për Chelsea.
Sipas të përditshmes saudite Arriyadiyah që ka gjetur jehonë edhe te ‘Sport’ e ‘Tuttomercatoëeb’, e ardhmja e futbollistit varer nga vendimi që duhet marrë brenda 1 qershorit të 2027.
Nëse Al Nassr nuk bën të ditur brenda kësaj date se dëshiron të ndërpresë raportin me futbollistin, kontrata zgjatet për dy sezone të tjera dhe në këtë rast, klubi saudit duhet të derdhë në arkat e Chelsea edhe 20 milionë euro të tjerë përveç 30 milionëve të paguar në fillim duke e çuar koston totale të operacionit në 50 milionë euro. Nëse Al Nassr dhe Joao Felix ndajnë rrugët përpara këtij afati, klubi eviton pagesën ekstra dhe kosto mbetet 30 milionë euro, me futbollistin që mund të kthehet te Chelsea me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2031.
Ndërkaq, Al Nassr po mendon të rrisë pagën e futbollistit nga 10 në 12.5 milionë euro në vit për dy sezonet ekstra plus bonuse të tjera për ta mbajtur lojtarin. Në krahun tjetër, Joao Felix ka shprehur interesin për t’u kthyer në Evropë, i tërhequr nga mundësia për t’u bashkuar sërish me Barcelonën, por fillimisht duhet gjetur marrëveshja me klubin.
Top Channel