Pas “Diellës” krijohet edhe “Gjoni”, Rama tregon si do të funksionojë inteligjenca për prokurimet
Jo vetëm Diella. Së shpejti do të krijohet edhe “Gjoni”, që do të merret me prokurimet publike.
Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se përmes inteligjencës artificiale do të ketë më shumë fitues me të drejtë dhe humbës me meritë.
Por për të gjithë ata që kanë kundërshtime të vendimeve, Rama tha se do të ketë një regjistër manual, që do të jetë i kontrollueshëm.
Vendimmarrja shtoi Rama do jetë përsëri e njeriut, bazuar në të dhëna shumë më pak të kontestueshme nga një superinteligjencë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Shqipëria është më mirë sesa 21 vendet e BE. Në raportin që SIGMA publikoi për prokurimet publike, Shqipëria ka vlerësim 81/100, që është vlerësimi më i lartë për pikët mesatare të të gjitha vendeve të rajonit. Këto janë për tu thënë që çfarë nisim sot, është vazhdimi i një seri kapitujsh. Shqipëria synon të ngrejë administratën e prokurimit publik në një nivel të ri, të ketë sistemine vet.
Krijimi i operatorit ka dëshmuar vlerën që ka specializimi dhe konsolidimi i administratës për prokurimin.
Ne nuk mund të detyrojmë pushtetin vendor të bëjë prokurime të përqëndruara por mund ta nxisim të shkojë drejt këtij modeli.
Ne jemi njisha për ta lyer veten me katran edhe kur jemi të pastër, jo më kur ka edhe katran nëpër duar.
Diella dhe Gjoni, që do krijohet së shpejti e do merren me prokurimet, do jenë më tepër në zotërim të procesit dhe dua të shpresoj që do ketë fitues me të drejtë dhe humbës me meritë.
Procesi do jetë i kontrollueshëm manualisht, për këdo që ka pretendime. Vendimmarrja do jetë përsëri e njeriut, bazuar në të dhëna shumë mëpakj të kontestueshme nga një superinteligjencë.




