Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë

17 Nëntor 2026 | 13:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të donte t’i bashkohej bisedimeve në Kinë më vonë këtë javë.

“Atij do t’i pëlqente kjo. Do të shohim çfarë ndodh”, u tha Trump gazetarëve në Manila kur u pyet nëse Kim do të udhëtonte për në Kinë, raporton CNN.

Trump tha dje se “mund të takohet” me Kim gjatë vizitës së tij në Kinë, duke shtuar se kjo do të varet nga Presidenti kinez Xi Jinping.

Trump do të marrë pjesë në samitin e APEC-ut në Shenzhen të Kinës, më vonë këtë javë, dhe në margjinat e takimit, ai planifikon të zhvillojë bisedime trepalëshe me Xi dhe Presidentin rus Vladimir Putin të enjten.

Koreja e Veriut nuk është anëtare e APEC-ut dhe Kim nuk ka konfirmuar planet për të marrë pjesë në samit.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se nuk kishte informacion nëse Kim do të merrte pjesë në samitin e APEC këtë javë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj firmave që ndërtojnë vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar kompanitë që tha se ishin të përfshira në ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, në paketën e parë...
13:46 | 17/11/2026

Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist për përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar...
13:17 | 17/11/2026

Ariana Grande shpërthen në lot pas katër nominimeve të saj në Grammy 2027: Jam e shokuar

Ariana Grande u prek nga katër nominimet që mori në Çmimet Grammy të vitit 2027 duke e deklaruar veten ” të mbingarkuar “. Menjëherë pas...
13:15 | 17/11/2026