Nuk ka më Parti Socialiste, ka vetëm Edi Rama

Nuk ka më Parti Socialiste, ka vetëm Edi Rama

Nga Agim Nesho - 17/11/2026

Asambleja e fundit e Partisë Socialiste tregoi qartë se kjo parti nuk ekziston më, por njësohet me figurën e një njeriu, qëështë Edi Rama. Kjo Asamble ka zëvendësuar aktivistët e Partisë, intelektualët e saj me figura kukulla të përzgjedhur nga Autokrati, të cilat pasi janë baltosur në aferat korruptive të vendit, pasi kanë firmosur dhe pranuar marrëveshjet e turpshme për ta kthyer vendin në një plackë tregu për interes të pushtetit tëEdi Ramës dhe përfitimeve të klientëve të tij, rrinë në Asamble si dele të trembura në shërbim të kënaqësisë së Diktatorit.

Edi Rama nuk ka respekt dhe nevojë për institucione, duke personalizuar veprimtarinë e tyre dhe kapur shtetin. Ai ështëi ndërgjegjshëm dhe e beson që lidershipi i Partisë Socialiste nuk është gjë tjetër vecse një m..i madh pa të. Ai e di që ata i ka blerë me thërrimet e korrupsionit, me postet e pushtetit kur ka pasur nevojë. Rama e ka të qartë qëata kanë ulur kokën dhe e kanë duartrokitur kur ka shpërdoruar pasuritë kombëtare, kur ka kanabizuar vendin, kur ka kthyer Shqipërinë në një kantier të pastrimit të parave të krimit, kur i ka dhënë pronat e shqiptarëve sheikëve arabë, kur është bërë pjesë e projekteve anti-kombëtare me Vucic, etj. Ramës i duhet mbledhja e Asamblesë së PS për të treguar që nuk ështëi vetëm,por ka partinënga pas, për të ngritur propagandën e copëtuar dhe të pavërtetë se integrimi europian po bëhet realitet dhe BE po napret; si dhe për të institucionalizuar dhunën kundër protestuesve me masa shtypëse të administratës dhe policisë – “Tani e kemi fjalën ne”. Paranoja e tij dhe frika për humbjen e pushtetit, kur populli i kërkon dorëheqjen, e shtyn atë ti faturojë PS-së dështimin e tij - “Nuk e kanë me mua, e kanë me ju”. Përpjekja e tij e dëshpëruar sot është kthimi i Shqipërisë në një diktaturë të re, nëqoftëse protesta e studentëve thyhet dhe dështon.

Projekti i një pushteti të centralizuar në vendim-marrjen e tij ka filluar që me marrjen e drejtimit të PS. Qëllimi i tij ishte të përdorte PS si një kalëbeteje për të marrë dhe mbajtur pushtetin, pushtet të cilin do ta ndante me klientelën e tij, besnikët pa kushte të bashkisësë Tiranës dhe forcën e ‘të fortëve’.Në 2012 kam botuar artikullin e parë kritik tek Panorama, “Komandanti e ka partinë e tij, po PS ku është?”, duke shprehur shqetësimin për kapjen e një partie politike për interes tëpushtetit.

Shqipëria ka një eksperiencë relativisht të vogël në sistemin demokratik. Historia e saj ka kaluar nga sistemi feudal në diktaturën komuniste, pa kaluar sistemin kapitalist të zhvillimit. Regjimet e saj kanë qenë despotike duke kaluar nga një perandori në tjetrën dhe vendi iështë përshtatur psikologjisëlindore të pushtetit që gjunjëzohej përpara pushtetit të liderit politik apo fetar.

Pas viteve 90’ dhe revolucionit demokratik, Shqipëria zgjodhi ti bashkohej demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë, duke ju bashkuar vendeve të tjera europiane. Forma e demokracisë ishte demokraci përfaqësuese, me përfaqësues të zgjedhur nga partitë politike në bazë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sistemi kryesor që zuri vend në Shqipëri ishte sistemi dy partiak me disa parti të vogla që përfaqësonin rrymat e vjetra politike, interesat e politikanëve të caktuar apo interesave të minoritetit. Pavarësisht luhatjeve, tendencave për fuqizimin e një sistemi partitokratik në dëm të demokracisëpërfaqësuese, sistemi ka funksionuar. Thyerja e sistemit erdhi me ardhjen në pushtet tëAventurierit politik, Edi Rama, i cili pasi pastroi Partinë Socialiste, e mbushi partinë me elementë të krimit të organizuar, u përpoq të shkatërrojëpartinë kryesore të opozitës, për ta përgatitur vendin drejt një autokracie elektorale dhe një pushteti të centralizuar.

Ai u përpoq të dirigjonte opozitën, ta ‘klononte’ atë sipas dëshirave të tij ose ta blinte për diversion politik. Ai prodhoi figura të reja politike të opozitës, si Endri Shabani, për të thënë se Shqipëria kërkon një brez të ri në udhëheqje. Ai punon për të krijuar një opozitë interesash, që e pranon atë dhe mund të punojëme të.

Prandaj edhe gjatë lëvizjes popullore të sotme kundër regjimit të korruptuar të tij, ai përpiqet të godasë opozitën, ta bëjë bashkë-fajtore me të, për të krijuar konfuzion, të blejë kohë dhe të instalojë pushtetin e tij anti-popullor drejt një diktature të re. Ideja e hedhur në protestë për të hequr klasën politike të 35 viteve, pavarësisht se duket një ide e guximshme dhe përparimtare, i shërben qëllimeve të tij politike, për ti hequr protestës qëllimin kryesor të rrëzimit të regjimit të tij, por edhe për ta paraqitur atë – protestën –si një lëvizje politike anti-sistem, të ekstremit të majtë, për të marrë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Në kushtet e sotme gjeopolitike faktori ndërkombëtar kërkon stabilitet ndaj ndryshimeve të panjohura që nuk i ka nën kontroll.

Shqipëria sot është në udhëkryq. Edi Rama sot është një figurë e diskretituar dhe e urryer për veprimet e tij nga shumica e popullit. E vetmja mundësi që i ka mbetur ështërimarrja e benefiteve nga klientët e tij ndërkombëtarë, burokratët e Brukselit, të cilët për një kohë të gjatë janë “mahnitur” dhe frymëzuar nga projekti i “patronazhizmit” të tij me kanabisin politik. E vetmja shenjë optimizmi është lëvizja studentore heroike për të ndaluar Edi Ramën dhe projektin e tij famëkeq të instalimit të një diktature të re në Shqipëri dhe për të kthyer rregullat e lojës demokratike në vend. Ai ka shkatërruar Partinë Socialiste dhe ka kapur Shtetin, duke rrezikuar të ardhmen europiane të Shqipërisë. Partitë e reja janë të fokusuara në fuqizimin e tyre dhe përpjekjet për të marrë pushtetin duke e parë situatën si një lojë në demokraci.

Partitë politike duhet të fokusohen në rrëzimin e regjimit dhe jo të luftojnë njëra-tjetrën për pushtet, në një kohë qëduhet BASHKIM i të gjithëve ndaj sektit të Rilindjes. Në qoftë se nuk e kuptojnë këtë gjë, i shërbejnë regjimit të Edi Ramës. Shoqëria civile duhet të veprojë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe jo të përdoret në bazë të konjukturave të grupeve të interesit që ju mundësojnë veprimtarinë e tyre.

Po shkojmë drejt diktaturës, nuk jemi në demokraci.

Agim Nesho

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco