Brazili reagon në mënyrën më të mirë të mundshme pas disfatës 3-2 kundër Japonisë, duke shkatërruar në miqësore Singaporin me rezultatin e thellë 0-7. Seleçao nuk i la asnjë shans kundërshtarit, duke dominuar takimin nga minuta e parë deri në fund.
Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi një tripletë fantastike që në pjesën e parë, duke konfirmuar edhe një herë formën dhe rëndësinë e tij për kombëtaren braziliane.
Pas zhgënjimit ndaj Japonisë, Brazili dha një përgjigje të fortë në fushën e lojës, duke rikthyer buzëqeshjen dhe besimin te tifozët.
Një fitore bindëse 0-7, që shërben si mesazh se Brazili mbetet gjithmonë një kundërshtar i frikshëm.








Komente
Komento