Brazili reagon në mënyrën më të mirë të mundshme pas disfatës 3-2 kundër Japonisë, duke shkatërruar në miqësore Singaporin me rezultatin e thellë 0-7. Seleçao nuk i la asnjë shans kundërshtarit, duke dominuar takimin nga minuta e parë deri në fund.
Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi një tripletë fantastike që në pjesën e parë, duke konfirmuar edhe një herë formën dhe rëndësinë e tij për kombëtaren braziliane.
Pas zhgënjimit ndaj Japonisë, Brazili dha një përgjigje të fortë në fushën e lojës, duke rikthyer buzëqeshjen dhe besimin te tifozët.
Një fitore bindëse 0-7, që shërben si mesazh se Brazili mbetet gjithmonë një kundërshtar i frikshëm.
-
Çfare fitorje eshte kjo?Me Singaporin,qe nuk ka futboll fare.Mediat i bejne elozhe Ançelotit,qe mos ta heqin,pasi e mundi Japonia para 3 ditesh.Ne Brazil tifozet kerkojne shkarkimin e Ançelotit.
Përgjigju








Komente
Komento