Të martën, Irani lëshoi dronë drejt një sistemi radari ushtarak amerikan në Bahrein, ndërsa tensionet në Gjirin Persik mbeten të larta. Kjo ndodh pavarësisht bisedimeve midis Teheranit dhe Omanit për mbrojtjen e korridoreve detare në Ngushticën e Hormuzit, pas gati nëntë muajsh lufte. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit deklaruan se sistemi i radarit që sulmuan ndodhej në bazën "Sheikh Isa" në Bahrein, shtet ky në Gjirin Persik që shërben si seli për Flotën e Pestë të SHBA-së. Autoritetet e Bahreinit njoftuan se e ndaluan sulmin, pasi lëshuan një alarm për sulm ajror dhe u kërkuan qytetarëve të strehoheshin në vende të sigurta. Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.