Ndeshja e sotme mes Irlandës dhe Kosovës, ka një rëndësi shumë të veçantë edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Fati i asaj ndeshje dhe renditja përfundimtare në grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve, do të përcaktojë edhe emrin e rivalit të fundit që ekipi i Maran do të ketë përballë në shortin për Euro 2028.

Pas ndeshjeve të djeshme, janë përcaktuar thuajse të gjitha vazot, me vetëm një vend që mbetet hapur në secilën prej vazove 2 dhe 3. Pikërisht ekipi që renditet i dyti në Grupin B3, Kosova apo Irlanda, do të jetë ai që do të pozicionohet në vazon e dytë, ndërsa i treti shkon në të tretën.

Kosovës i mjafton edhe barazimi për të siguruar këtë pozicion në grupin e saj dhe për të qenë një vazo më lart, duke u kthyer në një kundërshtar potencial për Shqipërinë e cila është e pozicionuar në vazon 3 në short.

SITUATA

VAZO 2
Austri, Bosnjë Hercegovinë, Çeki, Hungari, Irlandë e Veriut, Serbi, Slloveni, Suedi, Turqi, Uells, Zvicër

VAZO 2 ose 3
Irlandë, Kosovë

VAZO 3
Gjeorgji, Islandë, Izrael, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Skoci, Sllovaki, Shqipëri, Ukrainë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb