Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e pesë paditësve, duke konstatuar se rregullorja nuk ishte mbështetur në analiza funksionale dhe kritere objektive për përzgjedhjen e pozitave që do të përfshiheshin në procesin e ri-klasifikimit.

Sipas Gjykatës, KQZ-ja kishte përfshirë vetëm tetë pozita në këtë proces, duke lënë jashtë pozitat e paditësve, pa ofruar arsyetim konkret për këtë dallim.

“Gjykata ka konstatuar se KQZ-ja nuk ka paraqitur një analizë funksionale që do të arsyetonte përfshirjen e vetëm tetë pozitave të punës në procesin e ri-klasifikimit dhe përjashtimin e pozitave të paditësve. Po ashtu, nuk janë ofruar arsye konkrete për dallimet në natyrën e detyrave, nivelin e përgjegjësive dhe kompetencat e pozitave të përfshira dhe atyre të përjashtuara nga ky proces. Sipas Gjykatës, përmes zbatimit të rregullores së kontestuar është mundësuar ndryshimi i koeficienteve të pagave për zyrtarët që ushtrojnë tetë pozitat e përfshira në procesin e ri-klasifikimit, ndërsa pozitat e paditësve kanë mbetur jashtë tij. Kjo ka rezultuar në trajtim të ndryshëm, pa u dëshmuar ekzistimi i arsyeve objektive dhe të arsyeshme që do ta justifikonin një dallim të tillë”.

Kjo, sipas aktgjykimit, ka rezultuar në trajtim të pabarabartë të zyrtarëve dhe ndryshim të koeficienteve të pagave vetëm për pozitat e përfshira.

Shfuqizimi përfshin edhe shtojcën me organogramin e Sekretariatit të KQZ-së.