Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të zgjaste deri në 72 orë. Ky ishte skenari apokaliptik që qarkulloi për javë të tëra në rrjetet sociale. Por verifikimet e mediave ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare tregojnë se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe se nuk ekziston asnjë provë apo paralajmërim zyrtar për një blackout botëror sot.