Strazimiri-Gjiknurit: Raporti i ODHIR është akuzë ndaj teje. 'Tërmet, tërmet i * nonën'

14:32, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti demokrat Gent Strazimiri është përplasur me deputetin socialist Damian Gjiknuri, duke i kujtuar këtij të fundit përfshirjen e tij në përgjimet e dosjes 184.

Strazimiri iu referua përgjimeve ku Gjiknuri dëgjohej duke përdorur shprehjen “tërmet elektoral… nënën”, ndërsa e akuzoi se ishte kapur në flagrancë në kontekstin e manipulimit të zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e tij:

Të flasësh për zgjedhje të lira e të ndershme kur je kapur duke thënë termet, termet… nanën, duke folur, je kapur në flagrancë duke trukuar zgjedhje, je kapur në kontekst penal. Metafora në një kontekst zgjedhjesh të vjedhura të bën penalisht të ndjekshëm, siç të morën të pandehur prokuroria dhe siç e mbylle me influencat që keni ju.

Kjo është situata e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këtë vend, kur raporti i OSBE/ODIHR-it nuk ka më midis partisë në pushtet dhe shtetit.

Jemi ulur tani këtu ne me zotërinë që as i pandehur nuk qenka marrë, kur është kapur në flagrancë duke trukuar zgjedhje, dhjetë vjet më parë. Viktima e asaj çështjeje është e prokurori që vuri spina, dhe tani vijmë këtu me këtë individ të diskutojmë ne për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën sikur ha fara luledielli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco