Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve në media për deklaratat e tij gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke mohuar se ka folur për video erotike apo marrëdhënie intime të kolegëve të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko sqaron se shqetësimi i ngritur prej tij në Asamble lidhej me kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese të politikanëve me krimin e organizuar, duke kërkuar që personat e përfshirë në lidhje të tilla të largohen nga politika.

Reagimi i Pandeli Majkos:

“NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin  dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR! Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA!

Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”!

I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu! Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!” 😂

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMN E ORGANIZUAR!!!

Ndjesë për zhgënjimin!