Ka përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Dugajevë të Klinës, projekt ky i realizuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Klinës.

Në përurimin e urës morën pjesë zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, dhe kryetari i Komunës së Klinës.


Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, vlera e përgjithshme e projektit është 439.903 euro, prej të cilave 415.043 euro janë financuar nga kjo ministri.

Ura e re pritet t'ua lehtësojë lëvizjen e përditshme banorëve të Dugajevës dhe të mundësojë kalim më të sigurt për të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë. /Telegrafi/