Shqyrtimi i aktit normativ për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara gjatë protestave u shoqërua me përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë e argumentuan ndërhyrjen me urgjencën për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të vogla, deputetët u përplasën për përgjegjësinë mbi dëmet, jo vetëm ato ndaj subjekteve private, por edhe ndaj institucioneve publike dhe vetë protestuesve.