Krerët e Bashkimit Europian pritet të shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor për t`i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, duke theksuar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve vazhdon të pengojë përparimin e tyre drejt integrimit europian.