Bora dhe temperaturat nën zero kanë përfshirë pjesë të Britanisë së Madhe. Anglia veriore dhe skocia, ka parë një shijim të hershëm të dimrit, me reshjet e borës që kanë zbardhur kodrinat mëngjesin e të martës. Një paralajmërim nga Zyra Meteorologjike për borë ishte në fuqi deri në mesditë, me 5 deri në 15 cm reshje bore që priteshin në zonat në lartësinë mbi 300 metra. Rrugët kryesore mund të mbyllen dhe disa shërbime hekurudhore ka të ngjarë të përballen me ngadalësime udhëtimi, raportoi BBC.