Zv.Ministri Qefalia: Rritje 15-20 mijë lekë për policët sipas kategorive dhe vjetërsisë

17 Nëntor 2026 | 15:18

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me buxhetin e shtetit. Ai ka deklaruar se Ministria e Brendshme përfiton një buxhet me rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2026, ku fokusi kryesor do të jetë mbështetja financiare dhe rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Sipas Zëvendësministrit, rritja e pagave do të ndahet sipas kategorive, ku pjesa dërrmuese e trupës policore do të përfitojë nga rritja e pagës deri në 20 mijë lekë të reja.

 “Normalisht jemi në muajin ku diskutohet buxheti. Tashmë ky buxhet ka kaluar nëpër komisionet parlamentare dhe nesër ka verdiktin final në Kuvendin e Shqipërisë. Për t’ju përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes tuaj, ashtu siç në tërësi buxheti i shtetit shqiptar edhe në Ministrinë e Brendshme, buxheti ka një rritje të jashtëzakonshme krahasim me vitin 2026.

Është një buxhet i cili fokusin kryesor do e ketë mënyrën se si do i qaset efektivave të punonjësve të policisë. Pra kemi një buxhet i cili akordohet drejtpërdrejtë për rritjen e pagave të punonjësve të policisë dhe kjo e ndarë në kategori.

Pjesa më e madhe e punonjësve të policisë e cila mbajnë gradën e inspektorit, do jetë edhe pjesa e cila do marri vlerën më të madhe në 20 mijë lekë apo 200 mijë lekë të vjetra, rritja mbi pagë, duke shtuar këtu vjetërsinë në punë apo llogaritje të tjera që bëhen në pagë.

Pra është një rritje e konsiderueshme. Në të njëjtën kohë, kjo pjesë zë një numër rreth 8174 persona, pra pjesën më të madhe. Ndërsa pjesa tjetër shkon në vlerën të gjithë trupa e policisë, pjesa tjetër shpërblehet në vlerën e 15 mijë lekë apo të 150 mijë lekë të vjetra. Rritje page, ndërhyrja juaj është e saktë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Një gjumë i mirë gjatë natës është thelbësor jo vetëm për rikuperimin e energjive, por edhe për funksionimin e shumë proceseve në organizëm. Një studim...
14:50 | 17/11/2026

“Dark Capital”, sekuestrohen pasuri mbi 10 milionë euro të 51-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Dark Capital”, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një 51-vjeçari të dyshuar për përfshirje në veprimtari...
14:48 | 17/11/2026

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martë në Itali, pasi u përplas nga një automjet në një kantier ndërtimi në autostradën A18...
14:23 | 17/11/2026