Mbështetje e madhe për Kosovën në Dublin, tifozë nga vendlindja dhe mërgata pranë “Dardanëve

Tifozët e Kosovës kanë mbërritur në Dublin në prag të përballjes vendimtare me Irlandën, e programuar për sonte në orën 20:45. Ndeshja zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” pritet të kenë përkrahje të konsiderueshme në tribuna. Krahas bashkatdhetarëve që jetojnë në Britani dhe në shtetet përreth, një numër tifozësh janë nisur posaçërisht nga Kosova për të mbështetur ekipin.

Të lidhura

None found

Tifozët po mblidhen në kryeqytetin irlandez dhe pritet ta vazhdojnë atmosferën në stadium, ku përfaqësuesja e Kosovës do të luajë një ndeshje me rëndësi të veçantë.

Mes të pranishmëve në Dublin është edhe një grup tifozësh nga Llapi, të cilët janë spikatur me flamurin që mbajnë me vete.

Në të janë paraqitur katër heronjtë Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Kunushefci, duke i dhënë simbolikë të veçantë mbështetjes së tyre për Kombëtaren.

Kosovës i mjafton një pikë ndaj Irlandës për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për të prerë biletën për ‘play-off’, ku do të synojë ngjitjen në Ligën A të Kombeve.

Me këtë synim, tifozët kosovarë shpresojnë të ndezin atmosferën në stadium dhe të bëhen lojtari i 12-të i ekipit, në një ndeshje ku mbështetja e tyre do të ketë rëndësi.


Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet