Tuesday / November 17 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Drejt ndryshimit edhe legjislacioni për fondet e investimeve alternative

Share Share Icon

Qeveria shqiptar ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për administruesit e fondeve të investimeve alternative dhe fondet e investimeve alternative”.

Sipas relacionit për projektligjit, regjimi i ri përcakton përgjegjësinë e administruesit gjatë gjithë veprimtarisë së fondit.

Kërkesat për kapital, aftësi dhe përshtatshmëri, organizim, vlerësim dhe kontroll të brendshëm krijojnë kushtet që administrimi i portofolit të shoqërohet me administrim të pavarur të rrezikut. Delegimi i një funksioni te një ofrues tjetër shërbimi nuk e çliron administruesin nga përgjegjësia ndaj fondit dhe investitorëve.

Kuadri i propozuar përcakton kërkesat për hyrjen në treg, organizimin, ushtrimin e veprimtarisë dhe mbikëqyrjen e administruesve, si dhe rregullat për fondet që ata administrojnë ose marketojnë. Gjithnjë sipas relacionit, mbrojtja e investitorëve, integriteti i tregut dhe kufizimi i rreziqeve për stabilitetin financiar përbëjnë qëllimet kryesore të këtij rregullimi.

Nisma është pjesë e reformës së legjislacionit për investimet kolektive dhe zhvillohet paralelisht me projektligjin për sipërmarrjet e investimeve kolektive në tituj të transferueshëm (SIKTT).

Të dy projektligjet synojnë zëvendësimin e kuadrit të përbashkët të ligjit nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” me dy regjime të posaçme, sipas modelit të Bashkimit Evropian. Bashkërendimi i tyre është i nevojshëm për klasifikimin e fondeve, vazhdimësinë e licencave dhe zbatimin e rregullave kalimtare.

Fondi i investimeve alternative  është një sipërmarrje investimi kolektiv që mbledh kapital nga një numër investitorësh për ta investuar sipas një politike të përcaktuar në interes të tyre dhe që nuk kërkon autorizim si SIKTT.

Kjo kategori përfshin forma juridike dhe strategji të ndryshme investimi, për aq sa plotësohen elementet e përkufizimit dhe nuk zbatohet ndonjë përjashtim ligjor. Portofoli mund të përbëhet nga tituj dhe instrumente të tjera financiarw, pjesëmarrje në shoqëri të palistuara, pasuri të paluajtshme ose aktive të tjera të lejuara për kategorinë përkatëse. Cilësimi si fond alternativ nuk nënkupton vetvetiu përdorimin e një strategjie spekulative ose tregtimin vetëm me investitorë profesionistë.

Kuadri harmonizon gjerësisht kërkesat për vetë fondin, përfshirë aktivet e lejuara, shpërndarjen e rrezikut dhe shlyerjen e kuotave, krahas rregullimit të shoqërisë administruese. Direktiva për administruesit e fondeve alternative, e njohur si AIFMD, përqendrohet te licencimi dhe përgjegjësia e administruesit (AFIA), duke lejuar një larmi më të gjerë strategjish.

Objektivat e projektligjit përfshijnë Përafrimin me AIFMD-në dhe ndryshimet e AIFMD II, me rregulla të posaçme për likuiditetin, huadhënien, delegimin dhe raportimin mbikëqyrës; përcaktimin e kërkesave për licencimin, kapitalin, qeverisjen dhe përgjegjësinë e administruesit, me trajtim proporcional për subjektet që plotësojnë kushtet e regjimit të thjeshtuar; ruajtjen e mbrojtjes së investitorëve joprofesionistë nëpërmjet licencimit të fondit dhe kërkesave shtesë për investimet, likuiditetin, depozitarin, vlerësimin, kostot dhe shpërndarjen; forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse, të informacionit për investitorët dhe të mekanizmave për ndërhyrje kur rrezikohet veprimtaria e administruesit ose siguria e aktiveve të fondit; përcaktimin e përgjegjësive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Bankës së Shqipërisë për veprimtarinë e huadhënies për llogari të FIA-ve; rregullimin e veprimtarisë ndërkufitare përpara anëtarësimit dhe kalimin në regjimin përkatës të Bashkimit Evropian pas anëtarësimit; riklasifikimin e kontrolluar të fondeve ekzistuese, me vazhdimësi të veprimtarisë dhe pa ulje të nivelit të mbrojtjes së investitorëve

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Euro arrin rekord të ri poshtë 90.5 lekëve

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka zbritur në një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha ...

39 minutes më parë 3 Min Lexim

11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, rekord në Ballkan; Kryesojnë Italia e Gjermania

Rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria ndiqnin studimet e larta jashtë vendit në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat për 32 vende. Italia mbet...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!