Nga ftesë për dialog në atraksion turistik. Sofra e gurtë e vendosur nga Edi Rama përpara Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e një grupi turistësh, të cilët janë ndalur për të bërë fotografi pranë saj.
E vendosur si ftesë për bisedime me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, sofra e Ramës duket se po gjen një tjetër publik, atë të turistëve që po vizitojnë kryeqytetin shqiptar në këto ditë vjeshte. Vetë kryesocialisti e ka quajtur më herët me ironi “destinacioni më i ri turistik në Tiranë” një batutë që tashmë duket se po bëhet realitet.










Komente
Komento