82 vite më parë Tirana u çlirua nga pushtimi gjerman, pas një beteje të ashpër që zgjati 19 ditë dhe u zhvillua në rrugë, lagje, ndërtesa dhe në zonat përreth qytetit. Në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, forcat gjermane u tërhoqën nga Tirana dhe kryeqyteti nisi t’i rikthehej normalitetit pas gati pesë vitesh pushtimi të huaj.