Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një mësues është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje 17-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth një muaj më parë në palestrën e shkollës 9-vjeçare "Sevasti Qirjazi", ku e mitur ka qenë duke marrë pjesë në stërvitjen e volejbollit.