Si u krijua frika për një blackout global më 17 nëntor, ndonëse alarmi ishte i rremë

Për javë të tëra, rrjetet sociale përhapën pretendimin se më 17 nëntor do të ndërpriteshin energjia elektrike, interneti dhe shërbimet bankare, për një periudhë që mund të zgjaste deri në 72 orë.

Megjithatë, verifikimet e mediave ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare nuk mbështesin këtë skenar. Nuk ka prova apo njoftime zyrtare për një ndërprerje globale të energjisë sot.

Të lidhura

None found

Gjithçka nisi nga një ushtrim real i planifikuar që prej shtatorit nga autoritetet amerikane: një test kombëtar i sistemit të alarmit për emergjencat. Testimi, i caktuar në orën 14:20, ose 20:20 sipas orës së Shqipërisë, parashikonte transmetimin e një mesazhi provë në radio dhe televizione.

Në mediat sociale, testi u interpretua gabimisht si paralajmërim për një sulm. Disa llogari që promovojnë kriptomonedha nxitën njerëzit të tërhiqnin kursimet nga bankat dhe t’i kalonin në monedha digjitale, duke pretenduar se duhej vepruar përpara katastrofës së supozuar. Për të shtuar frikën, u shpërndanë edhe video të manipuluara të presidentit Trump.

Në njërën prej tyre, Trump dukej sikur njoftonte se energjia elektrike do të ndërpritej për 90 ditë. Videoja ishte bazuar në pamje nga një konferencë e mbajtur më 9 nëntor, por ishte montuar në mënyrë që atij t’i atribuoheshin fjalë që nuk i kishte thënë.

Keqinterpretimi i udhëzimeve të Bashkimit Europian për përgatitjen ndaj emergjencave kontribuoi gjithashtu në përhapjen e alarmit. Rekomandimi për të pasur ushqime, ujë dhe mjete të nevojshme për së paku 72 orë është një masë e përgjithshme sigurie për lloje të ndryshme krizash dhe nuk lidhet me 17 nëntorin.


Shtuar më 17.11.2026 15:37

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet