Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Sipas njoftimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, naftë, i standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, i standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz të jetë 70 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 58 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.
Bordi bën të ditur gjithashtu se çmimet do të hyjnë në fuqi në orën 17:30 të kësaj të marte dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta
Dëmshpërblim 100% për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat, zv.ministri Keputa: Nisin në janar, shuma do t’u kërkohet shkaktarëve
Zv.Ministri Qefalia: Rritje 15-20 mijë lekë për policët sipas kategorive dhe vjetërsisë
- 16:00 Shkeli masën e detyrimit për paraqitje, Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Millan Radoiçiçin
- 15:58 Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta
- 15:45 OBSH: Përdorimi i lartë i duhanit midis grave dhe vajzave evropiane është shqetësues
- 15:45 Qeveria e Kosovës reagon pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë
- 15:37 Dëmshpërblim 100% për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat, zv.ministri Keputa: Nisin në janar, shuma do t’u kërkohet shkaktarëve
- 15:36 Rrëzohet avioni luftarak serb MiG-29 pranë Beogradit, humb jetën piloti! Nisin hetimet