Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohen Laçi dhe Skënderbeu

Kupa e Shqipërisë | 1 minutë më parë

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Laçi kualifikohet për në turin tjetër të turneut pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Shirokën.

Tola zhbllokoi ndeshjen për kurbinasit në pjesën e parë, ndërsa Nerguti dhe Bibo shënuan për vendasi në pjesën e dytë. laçi fiton 3-0 dhe kualifikohet në turin tjetër të Kupës.

Kualifikohet mes drithërimave, pas 120 minutash lojë edhe Skënderbeu, që mund në kohën shtesë 2-1 Apoloninë. Koha e rregullt e sfidës në Korçë mbyllet në barazim pa gola. Fierakët shënojnë të parët në shtesë, por korçarët përmbysin gjithçka dhe fitojnë gjithë takimin 2-1.

Nesër do të luhen edhe përballjet e tjera të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme