Plarent Ndreca: Nuk jam përjashtuar nga PS-ja, por karriera ime politike u godit, Ramës i kam thënë se do të mbështes Veliajn nëse përplasen interesat

Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, foli për pretendimet se është larguar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste pas zhvillimeve në Asamblenë e PS-së.

Në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ai tha se mbetet anëtar i PS-së dhe nuk është përjashtuar nga ndonjë forum drejtues.

Të lidhura

None found

Sipas Ndrecës, ai nuk ka qenë pjesë e këtyre forumeve; ka pasur nën përgjegjësi politike një zonë në Tiranë, por nuk e cilëson atë si forum drejtues të partisë.

Avokati deklaroi gjithashtu se ia ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se, nëse interesat politike të PS-së përplasen me interesat ligjore të Veliajt, ai do të qëndrojë përkrah kryebashkiakut.

“Unë aderoj akoma në PS, nuk jam përjashtuar. Sipas raportimeve mediatike nga Asambleja, se unë nuk isha në Asamble, thuhet se jam përjashtuar nga forumet drejtuese të PS. Unë nuk jam anëtar i asnjë forumi drejtues të PS. Kam një zonë nën përgjegjësi politike në Tiranë, por nuk di të jetë forum drejtues i PS”, u shpreh Ndreca.

Ndreca pranoi se mund ta ketë këshilluar gabim Veliajn, por shtoi se kjo është çështje që i përket klientit të tij dhe nuk duhet të përcaktojë pozitën e tij politike në PS.

“Unë mund ta kem këshilluar dhe gabim Veliajn, por kjo është çështje e tij. Tani do çohet Asambleja e PS-së të zgjedhë avokatin e Veliajt? Kështu i bie tani, ose do sillesh siç themi ne, ose do shkarkohesh nga PS-ja që je avokat i Veliajt dhe i jep këto këshilla. Unë ia kam bërë të qartë zotit Rama: nëse interesat politike tuaja apo të PS-së konfliktohen me interesat ligjore të zotit Veliaj, unë do të jem në krah të Veliajt. Ai është personi që ka hall sot dhe do të jem në krah të tij”, deklaroi Ndreca.

Në fund, ai tha se karriera e tij politike është dëmtuar. Për mosvotimin në Asamblenë e PS-së, Ndreca tha se sekretari i përgjithshëm i partisë duhet të japë sqarime.


Shtuar më 17.11.2026 15:58

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet