Arrestohet pasi doli nga spital drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lulaj.

63-vjeçari Thanas Poçaj ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel