Ish-drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, Androkli Kokthi është rikthyer në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016.
Me vendim të Departamentimit të Administratës Publike, Kokthi do të jetë Drejtor i Drejtorisë së Shëerbimit te Tatimpaguesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Kokthi ka shërbyer si Drejtor i Taksave dhe Tarifave në Bashkinë Tiranë në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama dhe u vendos nga po ai të drejtonte tatimet në Tiranë pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Kujtojmë se Kokthi u arrestua me akuza të përpiluara nga Drejtoria e Policisë Tiranë pas një konflikti të vazhdueshëm me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Rama në atë kohë mbështeti ministrin kampion kjo për shkak edhe të faktit se ishte në lulëzim epoka e canabisit.
Kokthi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në atë kohë. Me sa duket, Rama vetëm 10 vjet më vonë ka vendosur ta rikthejë duke pranuar që ishte ai dhe Tahiri njerëzit që realisht inskenuan arrestimin e Kokthit.












