“Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë,” Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’: Bënë 520 mln euro në 2 vite

17 Nëntor 2026 | 16:30

Euronews Albania sjell detaje te reja nga dosja e organizatës kriminale Çopja-Çela, qe SPAK çoi për gjykim pak dite me pare ne GJKKO.

Nga zbërdhimi i bisedave në Sky ecc, Ervis Çela nga Peqini, personi që shikoni ne foto, ka dyshime se gjate qëndrimit në Paraguai ka arritur të korruptoje autoritetet vendase për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës:

Në vijim të kësaj bisedë Ervisi shkruan Francit: “…Jam i mbrojtur me shtet ktu…Nuk e kam hall fare ktu…Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rroge mujore…Ministrin e antidrogës i jap rroge..3/4 gjykatësve te forte i jap rroge….”

Ervis Çela rezulton nga letërporositë e mbërritura nga autoritetet paraguajane se gjatë qëndrimit në këtë shtet në zonën e Aguilar ka përdorur pasaport/identitetin e rremë si Joze Medardo Rodriguez Aguilar, me kombësi Ekuadoriane.

Në dosje del dhe bashkëpunimi me një shtetas brazilian i identifikuar si Clayton Santos Lima për sigurimin dhe trafikimin drejt Europës të tonelatave të kokainës.

SPAK thotë se në Paraguai ka udhëtuar dhe qëndruar edhe një prej vëllezërve të Ervis Çelës, Ardiani si dhe ka shkuar disa here edhe Fadil Balla i njohur dhe me emrin Julian dhe nofkën ‘Shijaksi’. Ky i fundit njihet dhe si pronar i resortit “Ajman” i sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar si pjese e kësaj organizate kriminale.

Në dosjen e SPAK thuhet se vetëm në një muaj organizata gjeneroi/mblodhi 150 mln euro dhe priste dhe 40 te tjera ndërsa në harkun kohor të 2 viteve kane qarkulluar mbi gjysëm miliard euro.

Gjithashtu nga komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC ndërmjet Renato Musaku dhe Petrit Lakatos në datat 09.11.2020 deri në 07.12.2020 janë gjeneruar/grumbulluar shuma monetare 151.380.000 euro dhe priteshin te grumbulloheshin dhe 40.000.000 euro të tjera.

Ka rezultuar se Organizata Çopja ka qarkulluar nga nëntori i vitit 2019 deri ne mars të vitit 2021 jo më pak se 520.000.000 euro nga trafikimi i lëndës narkotike të llojit kokainë.

Në një nga bisedat Franc Copja zbulon se ka arritur të trafikojnë 12 ton kokaine ndërkohë që ‘ushtaret’ e tij nxirrnin pakot e drogës nga paletat me kuti boje.

“Puna ma e madhe në histori që ka hy i herësh në Europë, 12Ton 8,7 ka qen rekordi. Ka qen për 15 ton po si futa 3 ton. Thash ato i q…motrën fare erdhën jeshil…. U shplodhet nai cik..”

Ne bisedat e zbardhura ka rezultuar se Ervis Çela i ofronte dhe arme te trafikuara nga paraguai Franc Copjas, pistoleta dhe arme te gjata te veçanta, me silenciator te prodhuara nga fabrika.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lara Colturi e dyta në podiumin botëror, Elvis Toçi: Sportisja shqiptare më e klikuar në botë

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka shënuar një tjetër arritje historike në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e dytë të argjendtë në garën e slalomit të...
16:28 | 17/11/2026

Aksidenti me një viktimë në Vlorë, arrestohet shoferi i skrepit

Shoferi i skrepit i cili u përfshi në aksident mbrëmjen e së hënës në Vlorë është vënë në pranga. Nga aksidenti i regjistruar në aksin...
16:16 | 17/11/2026

Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka prezantuar në Ambasadë e SHBA-së në Tiranë “Payday Activities”. Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane ka ndarë detaje nga...
15:58 | 17/11/2026