Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ulen çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    Ambasadori amerikan Wendt prezanton traditën ushtarake “Payday Activities”: Traditat më të mira bashkojnë njerëzit

    Putini kërkon kthimin e NATO-s në kufijtë e vitit 1997, çfarë rrezikon Evropa nga plani i Kremlinit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ulen çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina
    Ekonomi

    Ulen çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    November 17, 2026
    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

    Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për karburantet në Shqipëri. Nafta do të tregtohet me 3 lekë më pak për litër, ndërsa benzina me 1 lek më pak, sipas vendimit të marrë këtë të martë, më 17 nëntor 2026.

    Çmimi i shitjes me pakicë për naftën është përcaktuar në jo më shumë se 207 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 195 lekë për litër.

    Për benzinën, kufiri i ri i shitjes me pakicë është 164 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 152 lekë për litër.

    Bordi ka përcaktuar gjithashtu çmimin e gazit për automjetet në 70 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 58 lekë për litër në shitjen me shumicë. Ndërsa nafta për aktivitetin e peshkimit do të tregtohet me 112 lekë për litër.

    Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 17:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.

    Në njoftimin zyrtar, Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Për shkeljet e konstatuara parashikohet pezullimi i aktivitetit.

    Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

    benzina Nafta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ulen çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    November 17, 2026

    Ambasadori amerikan Wendt prezanton traditën ushtarake “Payday Activities”: Traditat më të mira bashkojnë njerëzit

    November 17, 2026

    Putini kërkon kthimin e NATO-s në kufijtë e vitit 1997, çfarë rrezikon Evropa nga plani i Kremlinit

    November 17, 2026

    “Ma kanë kërkuar”, Alesia Balliu plas bombën: Mund të jem kandidate për bashkinë e Elbasanit, ja kush ma ka kërkuar

    November 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.