Shtatë vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon të jetë në qendër të debatit politik, ndërsa një pjesë e familjeve të prekura, nga Kombinati deri në zonën e 5 Majit, vijojnë të përballen me mungesën e një banese.
Deputetja e PD,, Jorida Tabaku, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përdorur fondet e rindërtimit, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe abuzime me paratë publike.
Sipas Tabakut, rreth 1.2 miliardë euro janë shpenzuar për procesin e rindërtimit, por pavarësisht kësaj, shumë familje nuk kanë arritur ende të përfitojnë banesat e premtuara.
Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e lidhjes së kontratave dhe zhvillimin e procedurave të tenderimit, duke pretenduar se janë angazhuar fonde për projekte që nuk janë përfunduar.
Jorida Tabaku: 7 vite pas termetit shkatërrues për shqipërinë akoma flitet për fondet e rindërtimit. Edhe katastrofa përdoret për korruspion, përdoret për të bërë politikë. 1.2 milionë euro janë shpenzuar nga fondet e rindërtimit ndërsa familjet janë akoma jashtë atje. Janë kontrata të cilat janë firmosur pa I pasur paratë në buxhetin e shtetit, janë bërë vetëm tendera me pallata që nuk ndërtohen. Kështu që këto fonde prej 18 milionë euro që u ricikluan sot e ditët e fundit janë një pikë uji në oqeanin e madh të abuzimeve të rindërtimit.












