E martë, 17 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontroll në burgun e Fierit, gjendet një qese me lëndë narkotike në dhomën e të dënuarit

Një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kanabis është gjetur në dhomën e një të burgosuri në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga grupi i forcave të policisë së këtij institucioni, në dhomën ku banon shtetasi me inicialet L.K., i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, është gjetur një qese e ambalazhuar, brenda së cilës dyshohet se kishte kanabis.

Për rastin është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e procedurave dhe referimin e çështjes në Prokurorinë e Fierit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.