SHBA-të demonstrojnë aftësitë e teknologjisë ushtarake të gjeneratës së ardhshme gjatë një stërvitjeje në Gjermani

17 Nëntor 2026 | 16:48

Ushtria Amerikane zhvillon në Gjermani demonstrim me qitje reale, duke testuar sulme të koordinuara me dronë, mjete tokësore pa pilot dhe sisteme ekzistuese raketore, në kuadër të vlerësimit të kapaciteteve për njësitë e ardhshme ushtarake.

Ngjarja e zhvilluar më 12 nëntor në poligonin e stërvitjes Grafenwoehr u organizua nga Qendra e Zhvillimit të Kapaciteteve Luftarake të Ushtrisë Amerikane (DEVCOM), në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane në Evropë dhe Afrikë dhe Komandën e 7-të të Trajnimit të Ushtrisë.

Gjatë stërvitjes, ushtarët e Brigadës së 173-të Ajrore operuan dronë në kuadër të demonstrimit ushtarak.

Demonstrimi synonte të shqyrtonte mënyrën se si sistemet ajrore dhe tokësore pa pilot mund të kombinohen për të goditur objektiva në distancë, duke reduktuar nevojën për praninë e personelit pranë tyre. Gjithashtu, u testua përdorimi i teknologjive të disponueshme në treg, krahas pajisjeve të Ushtrisë Amerikane, sipas një deklarate të kësaj të fundit, të publikuar nga Shërbimi i Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes (DVIDS).

Gjatë demonstrimit me municion të vërtetë, një dron TRV-150 lëshoi tym mbi një objektiv. Më pas, dronët e lëshuar nga një sistem lëshues për dronë në grup HIV3, i montuar në një mjet tokësor pa pilot R3NEGADE, kryen një goditje autonome.

Ushtria Amerikane prezantoi gjithashtu një mjet ajror TRV-400, të pajisur me sistemin në zhvillim FIR3FLY, me kapacitet kundërtank. Ai ishte pjesë e një koncepti me bazë kontejnerësh, i projektuar për të mundësuar ruajtjen dhe dislokimin në distancë të dronëve.

Ushtria Amerikane bëri të ditur se ky aktivitet ishte në përputhje me elementet e goditjes dhe qëndrueshmërisë të doktrinës së saj ushtarake “How the Army Fights”( Si lufton Ushtria).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang do të paraqitet para komiteteve të Kongresit Amerikan në dhjetor

Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang ka rënë dakord të paraqitet për intervista në disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më 1 dhjetor....
16:40 | 17/11/2026

Gjermania i ofron 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, fokusi te mbrojtja ajrore

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës edhe 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, me fokus në mbrojtjen ajrore, ndërsa Rusia po shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të...
16:09 | 17/11/2026

OBSH: Përdorimi i lartë i duhanit midis grave dhe vajzave evropiane është shqetësues

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH përmes një raporti ka deklaruar se çdo pjesë e botës po përmbush objektivat globale për uljen e përdorimit të duhanit...
15:45 | 17/11/2026