Një kontroll në disa sektorë të burgut të Fierit, zbuloi një sasi lëndë narkotike në një prej qelive.

Kontrolli u bë nga grupi i forcave të policisë së burgut, ndërsa lënda narkotike siç Report Tv mëson, u gjet në qelinë e një të dënuari për trafik të lëndëve narkotike me 10 vite e 6 muaj burg.

Droga e lloji kanabis u gjet në një qese të ambalazhuar. Të dënuarit me inicialet L.K, nga Vlora, I kanë mbetur edhe 6 vite e 4 muaj burg për të shlyer