Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës në Kinë. Sipas Trump, pjesëmarrja e Kim varet nga presidenti kinez Xi Jinping. Asnjë takim nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Deklarata vjen në një kohë kur Kina ka konfirmuar zyrtarisht takimin e parë trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Një takim i tillë Trump Kim Jong Un do të ishte i pari i këtij lloji gjatë vizitës së presidentit amerikan në Kinë, sipas deklaratave të tij.
Zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë detaj tjetër mbi axhendën e vizitës. Kim Jong Un ka inspektuar projektet turistike në kufirin me Kinën, duke u shfaqur përkrah vajzës së tij, Ju Ae. Për të, inteligjenca koreano-jugore dyshon se po përgatitet si pasardhëse e tij. Vizita vjen në një kohë kur Donald Trump ka shprehur mundësinë e një takimi me liderin e Koresë së Veriut gjatë qëndrimit në Kinë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të ndërhyjë pas bllokimit të fluturimit të presidentit të Tajvanit nga dy vende afrikane. Uashingtoni e konsideron vendimin përdorim politik të hapësirës ajrore ndërkombëtare, ndërsa Kina akuzon SHBA për ndërhyrje në çështjen e Tajvanit.
Tensionohet situata në Azi, Tokio aktivizoi avionët luftarakë për t’i ndjekur dhe më pas i përcolli Moskës një protestë të fortë diplomatike. Qeveria japoneze e cilësoi incidentin si kërcënim për sigurinë kombëtare. Në Europë, disa vende të Bashkimit Europian rrezikojnë të humbasin miliarda euro nga fondi i rimëkëmbjes pas pandemisë, pasi nuk kanë përmbushur reformat dhe investimet e kërkuara.
Rumania mund të humbasë rreth 3 miliardë euro, ndërsa Spanja qindra milionë euro. Në raportin e publikuar më 17 nëntor, BERZH paralajmëron se mungesa e financimit, infrastrukturës energjetike dhe kapaciteteve prodhuese mund të thellojë hendekun ekonomik me vendet e zhvilluara. Vendet në zhvillim rrezikojnë të mos përfitojnë nga investimet në inteligjencën artificiale dhe industrinë e mbrojtjes.
Një tjetër vendim rëndon mbi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë. Në Turqi, televizioni konfirmoi edhe emërimin e administratorit, si edhe raportoi se gjatë operacionit pati arrestime.
Kjo ndërhyrje vjen rreth një muaj pas një operacioni të ngjashëm ndaj televizionit Halk TV, një prej kanaleve më të ndjekura informative në Turqi. Në sport, sulmuesi Brajan Gruda ishte protagonist absolut për “panzerat” me dy asist dhe një gol të shënuar. Gjermanët dhe “tulipanët” u kualifikuan në çerekfinalet e aktivitetit të UEFA-s.
Papa Leoni XIV është goditur pranë syrit të djathtë nga një rruzare e hedhur nga turma e besimtarëve në Lima të Perusë. Incidenti ndodhi gjatë përshëndetjes së qytetarëve, por Ati i Shenjtë nuk pësoi lëndime serioze dhe vijoi aktivitetet e planifikuara. Nëse vorbulla polare vazhdon të dobësohet, erërat perëndimore që zakonisht sjellin ajër më të butë dhe të lagësht nga Atlantiku mund të humbasin intensitetin. Mund të shtohen qarkullimet ajrore nga lindja dhe verilindja, të cilat bartin masa më të ftohta drejt disa rajoneve europiane.
