Kostot e larta vështirësojnë jetën e studentëve në Shqipëri. Një student shpenzon mesatarisht 602 euro në muaj, ndërsa 1 në 6 studentë detyrohet të ndërpresë studimet për shkak të vështirësive ekonomike. Transporti, ushqyerja dhe akomodimi janë shpenzimet kryesore që rëndojnë buxhetin e tyre. Këto janë të dhënat e një studimi të fundit që analizon kostot e jetesës studentore në Shqipëri.
SYRI TV
Një studenti në Shqipëri i duhen mesatarisht rreth 602 euro në muaj për të përballuar kostot e jetesës. Për shkak të vështirësive ekonomike dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet, 1 në 6 studentë në rang kombëtar detyrohet të ndërpresë studimet. Këto janë të dhënat e një studimi të fundit që analizon kostot e jetesës studentore në Shqipëri.
Transporti, ushqyerja dhe akomodimi renditen ndër shpenzimet kryesore që rëndojnë buxhetin e studentëve. Përballë kostove gjithnjë e më të larta, shumë prej tyre janë të detyruar të punojnë paralelisht me studimet, për të siguruar të ardhurat e nevojshme për të përballuar jetesën. Një angazhim i dyfishtë që shpesh vjen në kurriz të kohës për studim dhe përgatitjes akademike.
Shifrat e studimit evidentojnë vështirësitë ekonomike me të cilat përballen studentët në Shqipëri, ndërsa kostoja e jetesës mbetet një faktor që ndikon drejtpërdrejt në vijimësinë e arsimimit të tyre. Përtej auditorëve dhe përpjekjeve për të ndërtuar një të ardhme profesionale, për shumë të rinj sfida e parë mbetet sigurimi i kushteve minimale për të vazhduar studimet.
© SYRI.net